Ky studim i thjeshte dhe i kontrolluar teston efektin ne mortalitet dhe invaliditet te infuzionit 48 oresh te kortikosteroideve, ne adultet me demtime te kokes dhe crregullime te koshiences.

Milliona njerëz në botë pësojnë dhe trajtohen për trauma të kokës. Një pjesë e madhe vdesin, një pjesë tjetër invalidizohen. Nëse përdorimi për një kohë të shkurtër i kortizonikëve do ta ulte këtë rrezik qoftë edhe në përqindje të vogël, atëhere duke menduar që këta të sëmurë janë me miliona, ata që do të përfitonin do të ishin me mijëra.

Nga studimet e mëparshme ka rezultuar se rreziku I vdekjes në grupin e pacientëve të trajtuar me kortikosteroide ka qënë rreth 2% më I vogël se grupi I kontrollit, por intervali I confidencës 95%, mortaliteti shkon nga ulje 6% në rritje 2%. Kështu mbi të gjitha rezultati është I pranueshëm pa dobi, por është gjithashtu lehtësisht I pranueshëm me dobishmëri për një përqindje të pakët. Studimi CRASH do të përcaktojë besueshmërisht efektin e kortizonikëve në vdekshmëri dhe invaliditet, pas traumave të kokës.

Që të vërtetohet kjo përqindje e vogël, duhen randomizuar mijëra të sëmure me trauma koke, midis kontrollit dhe kortikosteroideve. Një numër i tillë i madh do të jetë i mundur vetëm në sajë të bashkëpunimit të qindra mjekëve dhe infermiereve. Duke marrë parasysh që të gjithë janë tepër të zënë në punët e tyre ky studim nuk kërkon shumë punë plus: nuk kërkon teste speciale apo ndryshime të metodës së punës, dhe të dhënat që kërkohen janë minimale. Pacientët e përfshirë në këtë studim nuk përjashtohen nga studimet e tjera. Përmbledhja e studimit është në faqen tjetër.
 

CRASH do të percaktojë besueshmërisht efektin e kortizonikëve në uljen e vdekshmërisë dhe invaliditetit në traumen e kokes.

 
Kriteret e përfshirjes në studim
  • Te gjithë adultët me trauma të kokës, brënda 8 orësh, dhe me GCS < 14 pikë

  • Që nuk kanë indikacion apo kundërindikacion të qartë, përcaktuar nga mjeku, për steroidet

Randomizimi
  • Plotësoni formularin e pranimit me të dhënat e kërkuara më poshtë:
    * Emri, mbiemri I pacientit dhe seksi
    * Datëlindja (nëse dihet) ose mosha e përafërt
    * Orët nga momenti i dëmtimit
    * Glasgow Coma Scale: hapja e syve, përgjigjja motore, përgjigjja verbale
    * Refleksi pupilar (Po/Jo)

  • Merrni paketën me numër më të vogël dhe ndiqni instuksionin.

48-orë infuzion
  • 1-orë infuzion mbushës në 100 mL (2g steroid ose placebo në sol. Fiziologjik)
  • 48-orë infusion me 20 mL/orë: (0.4g/orë steroid ose placebo për rreth 48 orë ose derisa të dalë nga spitali) 

Pa teste të tjera

vetëm një formular një faqësh që plotësohet nga kartela (në dalje, vdekje në spital, ose 2 javë pas dëmtimit, cilado që të ndodhë më parë)